Ndihmë të parë për shëndetin mendor të të rinjve
Story
Kush jemi ne?
Ne kemi një mision për të ndikuar në 1000 e 1 prej jush dhe ta përmirsojmë mirëqënien te të rinjtë në Australi.
E krijuar për ty dhe miqtë tuaj në mendje, ekipi ynë i psikologëve dhe ekspertëve përdor kërkime të bazuara në prova për t’ju armatosur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të mbështetur shëndetin mendor të bashkëmoshatarëve tuaj.
Ekipi ynë i psikologëve dhe specialistëve të komunikimit kanë përdorur hulumtime të ndryshme me qellim të ndertimit të programës digjitale Brain Pilot, me shpresë se do ta përmirson aftësinë ripërtërirëse dhe vetë-efikasitetin te të rinjtë për shëndetin mendor, si dhe vetbesimin në ofrimin e mbështetjes te bashkëmoshatarët.
Bonus! Kemi edhe aplikacion të quajtur MAYDAY – e cila është e paramenduar të veproj si shoqërues dhe udhëzues idigjital në kohë krizash të shëndetit mendor personal ose të bashkëmoshatarëve.
Kemi snacks! Prandaj,na përkrahni – do të befasoheni!
Eja bashkohu me ne
- Për të rritur ndikimin tonë, do të na duhen disa fonde. Më sakt reth $ 10,000. Do të kishim dëshirë të mundemi ti përdorim paret e Monopolit por nuk mundemi, na duhet ndihma juaj me qëllim që
- Të angazhojmë lehtësues për punëtoritë të cilat do të realizojnë puntori për shëndetin mendor
- Të organizojmë programin tonë të ndihmës së parë për shëndetin mendor në platformën më efektive, më të përshtatshme dhe më të qasshme për mësim
- Të angazhojmë të rinj të cilit do të koordinojnë lansimin e programës tonë digjitaëe për ndihmë të shëndetit mendor Brain Pilot.
- Për të kryer studime kërkimore për të matur efektivitetin e programeve tona dhe përvojat dhe qëndrimet e përgjithshme të të rinjve ndaj shëndetit mendor në Australi (në partneritet me Institutin e Universitetit për Kërkime të Shkencave Sociale)
- Për të ofruar mundësi ‘burse’ për të rinjtë në trajnimin e ndihmës së parë për shëndetin mendor nëpërmjet Brain Pilot
- Për ta paguar Tom Hanks-in që ti inçizojë animacionet tona edukative (po bëjmë shaka – do të kishim dëshirë)
Sepse programet tona
- Janë hulumtuar gjerësisht për cilësinë dhe efikasitetin në laboratorin tonë ‘KND’ nga partnerët tanë të kërkimit të njohur botërisht
- Lehtësojnë qasjen në informacion cilësor, të besueshëm, dhe aktual në shëndetin mendor.
- Përkthejnë prova të reja në praktikë në një mënyrë që është praktike, e matshme dhe e qëndrueshme.
- Funksionojnë me ndjeshmëri dhe konsideratë për të nxitur dhe inkurajuar një shëndet të mirë mendor.
- Përmirësojnë mjedisin, kulturën, ndërgjegjësimin për shëndetin mendor.
- Konfirmojnë se ne jemi lider në parandalimin dhe promovimin e shëndetit mendor.
- Kan mundësi të arrin deri te target grupa, online dhe ofline.
- Në menyrë aktive i hulumtojnë rezultatet në bashkëpunim me Institutin për Hulumtin të shkencave shoqërore në univerzitetin kryesor.
Bashkohuni me ne!
ALLKND është një organizatë jofitimprurëse me seli në Australi.
100% e donacioneve tona përdoren për përmirësimin e shëndetit mendor të të rinjve.
Vizitoni faqen tonë të internetit për të mësuar rreth shumë programeve tona të tjera: https://allknd.org/