Rreth platformës
Ueb-platforma është menduar si mjet për mbledhjen e mjeteve financiare në formë të crowdfunding për idetë për themelimin e ndërmarrjeve sociale në Maqedoninë e Veriut. Platforma gjithashtu është paramenduar si një burim për nismat ekzistuese dhe të reja të sipërmarrjes sociale. Përveç kësaj, platforma ofron informacione për mbështetje, mbindërtim, ndarje njohurish si dhe rrjetëzim. Në pjesën e mbledhjes së mjeteve financiare, krijuesit e iniciativave do të kenë mundësinë të publikojnë iniciativa dhe të mbledhin mjete financiare si pjesë e fushatës crowdfunding.
Rreth projektit
Projekti “Sipërmarrja Sociale për Punësimin e të Rinjve” do të përpiqet të ofrojë mundësi për ngritjen e kapaciteteve për të rinjtë e papunë, duke i udhëhequr në të njëjtën kohë përmes një procesi të vetëzhvillimit dhe rritjes në fushën e sipërmarrjes sociale si një mënyrë moderne e vetëpunësimit. Projekti synon të krijojë një mjedis të favorshëm për sipërmarrjen sociale të të rinjve, i cili do të reduktonte papunësinë tek të rinjtë; do të forcojë kompetencat dhe kapacitetet e të rinjve të rrezikuar; do të promovojë sipërmarrjen sociale të udhëhequr nga të rinjtë; do të përfshijë të rinjtë në ndërmarrjet sociale si dhe do të sigurojë hapësirë për mbledhjen e mjeteve për zbatimin e ideve të reja për ndërmarrjet sociale. Projekti synon të rrisë aftësitë e të rinjve të papunë nga kategoritë e rrezikuara duke ndikuar në fuqinë e tyre ekonomike, të rrisë interesin e të rinjve për sipërmarrjen sociale përmes krijimit mundësi të ndryshme në këtë fushë, mbështetje më të madhe online dhe offline logjistike dhe teknike për ndërmarrjet sociale që do kontribuojë në rritjen e zhvillimit socio-ekonomik të ndërmarrjeve dhe punonjësve të tyre, rritjen e mënyrave alternative të financimit të ndërmarrjeve sociale që do të rezultonte në rritjen e numrit të ndërmarrjeve sociale, rritjen e numrit të dokumenteve strategjike kombëtare që parashikojnë masa dhe aktivitete për sipërmarrësit e rinj socialë.
Grupet e synuara të përgjithshme:
Grupet e përgjithshme të synuara të projektit janë të rinjtë dhe ndërmarrjet sociale ekzistuese që kanë dëshirë të përmirësojnë shërbimet e tyre.
Grupet e synuara specifike:
- Romë të rinj;
- Të rinjtë pa kujdes prindëror;
- Të rinjtë me aftësi të kufizuara;
- Vajza të reja;
- Të rinj – ish vartës të lëndëve narkotike.
Qëllimi kryesor i projektit është të inkurajojë fuqizimin ekonomik dhe zhvillimin e ndërmarrjeve sociale të udhëhequra nga të rinjtë.
Për qëllimet e kësaj thirrjeje për mbështetje financiare, me ndërmarrje sociale nënkuptohet: “ndërmarrje sociale përkufizohet si një operator në ekonominë sociale, qëllimi kryesor i të cilit është të ketë një ndikim shoqëror duke ofruar mallra dhe shërbime në treg në mënyrë inovative dhe në mënyrë sipërmarrëse, duke përdorur fitimin e tij kryesisht për arritjen e qëllimeve shoqërore, dhe menaxhohet në mënyrë pjesëmarrëse me përfshirjen e punonjësve, konsumatorëve dhe palëve të interesuara që preken nga aktivitetet e saj […] termi qëllim shoqëror konsiderohet në kuptimin më të gjerë dhe përfshin ofrimin e shërbimeve kulturore, shëndetësore dhe arsimore, si dhe shërbime për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Përmes promovimit të interesit të përgjithshëm, NS-të kapërcejnë orientimin tradicional ndaj pronarëve dhe aksionarëve. Në rastin kur bëhet fjalë për një produkt, NS-të duhet të ofrojnë një produkt/shërbim që ka vlerë sociale”.
Për qëllimet e këtij projekti, sipërmarrje sociale rinore përkufizohet si një ndërmarrje sociale që: a) ka një strukturë drejtuese të përbërë nga 2/3 të rinj të moshës 15-29 vjeç; ose b) punëson ose angazhon të rinj të moshës 15-29 vjeç ose c) ndërmarrje sociale që ndikon drejtpërdrejt dhe krijon përfitime për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.
Rreth KRNM-së
Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë është union i shoqatave në të cilin në baza vullnetare anëtarësohen shoqatat dhe fondacionet nga Republika e Maqedonisë së Veriut. KRNM-ja është themeluar më 29 qershor 2013 dhe në rrjetin e saj bashkon 51 organizata me formime të ndryshme: 16 organizata rinore, 20 organizata për të rinjtë, 1 sindikatë, 7 degë rinore të organizatave të tjera dhe 7 organizata të shoqëruese.
Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë përmes zyrave rajonale punon në nivel lokal në të gjitha rajonet planore dhe së bashku me të gjithë anëtarët dhe organet e KRNM-së punon në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Fushat kryesore në të cilat Këshilli ka ndërtuar një portofol afatgjatë janë krijimi dhe inkurajimi e proceseve, aktiviteteve dhe programeve për ngritjen e kapaciteteve të formave rinore të organizimit; krijimi i proceseve, aktiviteteve dhe programeve në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional të të rinjve; përfaqësimi dhe bashkëpunimi me të gjithë aktorët përkatës, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve dhe mundësive për format rinore të organizimit dhe promovimit të mirëqenies së të rinjve, inkurajimin dhe udhëheqjen e proceseve për krijimin e politikave rinore; promovimin dhe monitorimin e politikave ekzistuese rinore; përfaqësim dhe bashkëpunim me/para të gjithë aktorëve relevantë (kombëtarë, rajonalë dhe ndërkombëtarë) me qëllim përmirësimin e pozitës (politikave për pjesëmarrjen e të rinjve, standardin rinor, cilësinë e jetës) të të rinjve. Nëpërmjet këtyre fushave, KRNM-ja ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e të rinjve, mundëson rritjen socio-ekonomike të të rinjve, inkurajon qytetarinë aktive dhe aktivizmin rinor, krijon rrjete ndërmjet të rinjve, sektorit të biznesit, donatorëve, institucioneve dhe palëve të tjera të interesuara dhe avokon për monitorimin e tendencave në fushën e të rinjve.
Nga 29 nëntori 2015, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë është pjesë e familjes evropiane të organizatave rinore, Forumi Rinor Evropian.
Aktualisht në KRNM funksionojnë dy programe, programi për qeverisje të mirë dhe programi për zhvillim strategjik.