www.mladipretpriemaci.mk është një ueb platformë që shërben:

  • si mjet për mbledhjen e fondeve në formë donacionesh për themelimin e ndërmarrjeve të reja sociale rinore, 
  • si një mundësi për të promovuar ide për sipërmarrjen sociale të të rinjve,
  • një burim për ndërmarrjet e reja dhe ekzistuese sociale
  • mundësi për uebin-arë dhe trajnime, dhe
  • Regjistër i ndërmarrjeve sociale në vendin tonë.

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, përmes projektit “Sipërmarrësia sociale për punësimin e të rinjve”, ka dizajnuar, zhvilluar dhe lëshuar ueb platformën www.mladipretpriemaci.mk, e cila mund të përdoret nga ndërmarrjet ekzistuese sociale si dhe iniciativat e reja për krijimin e ndërmarrjeve sociale. .

Platforma përdoret ekskluzivisht nga përdoruesit e regjistruar për publikimin e nismave dhe mbledhjen e fondeve. Përdoruesit mund të publikojnë iniciativa për të siguruar fonde për qëllimet e tyre.

Rregullat dhe kushtet për përdorimin e mladipretpriemaci.mk

Me regjistrimin në platformën mladipretpriemaci.mk, konsiderohet se i pranoni rregullat dhe kushtet për përdorimin e platformës.

mladipretpriemaci.mk është një platformë që shërben për mbledhjen e fondeve në formë të crowdfunding për idetë për themelimin e ndërmarrjeve sociale në Maqedoninë e Veriut.

mladipretpriemaci.mk shkëmben të dhëna dhe informacione, përmes të cilave iniciativat për themelimin e ndërmarrjeve sociale publikojnë profil me thirrje për financim në formë donacionesh.

Përkufizime të termave dhe shprehjeve të përdorura shpesh

Të dhënat personale nënkuptojnë të dhëna dhe informacione që kanë të bëjnë me identitetin e personit fizik ose të person fizik i cili mund të identifikohet, ndërsa të dhënat personale të të cilit mbrohen me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Rregullat në lidhje me përdoruesit

Për të mundësuar përdorimin e platformës mladipretpriemaci.mk, krijuesi i iniciativës duhet të krijojë një profil përdoruesi dhe në këtë mënyrë të regjistrohet në platformë.

Profili i iniciativës mund të përdoret ekskluzivisht për informim, kërkesë dhe mbledhje fondesh. Iniciativat në profilin e tyre vendosin vullnetarisht të dhëna për emrin e nismës, përshkrimin e nismës dhe ngjashëm.

Nëse krijuesi i iniciativës e përdor profilin e tij për ndonjë qëllim tjetër, ndryshe nga ai për të cilin është dedikuar platforma, mladipretpriemaci.mk do ta bllokojë profilin dhe do ta largojë atë nga platforma.

Rregullat që kanë të bëjnë me përdoruesit – krijuesit e iniciativës

Për të mundësuar përdorimin e platformës mladipretpriemaci.mk, përdoruesi i iniciativës duhet të krijojë një profil përdoruesi dhe në këtë mënyrë të regjistrohet në platformë. Përdoruesit në profilin e tyre vendosin vullnetarisht të dhëna për emrin e nismës, përshkrimin e nismës dhe ngjashëm.

Përdoruesit që janë të regjistruar në platformë mund të publikojnë në çdo kohë një profil për nismën dhe të monitorojnë statistikat e fondeve të grumbulluara.

Përdoruesi nuk mund të përdorë profilin në platformë për aktivitete që:

– Shkelin ligjin, patentën, të drejtën e autorit, markën tregtare, sekretin tregtar ose të drejta të tjera të një personi tjetër fizik ose juridik,

– Diskriminojnë, shpifin, mashtrojnë ose shkelni privatësinë dhe të dhënat personale të palëve të treta,

– Përmbajnë gjuhë të urrejtjes,

-Kopjojnë aktivitete nga përdorues të tjerë,

– Bëjnë përfaqësim të paautorizuar në emër të operatorit.

Çdo iniciativë që po përgatitet për publikim në platformë do t’i nënshtrohet miratimit për të përcaktuar nëse ajo përmbush objektivat për të cilat është ngritur platforma. Sidoqoftë, vetë përmbajtja e iniciativës është përgjegjësi e plotë e përdoruesit dhe përdoruesi është i detyruar të sigurojë që përmbajtja të jetë në përputhje me rregulloret pozitive për mbrojtjen e të dhënave personale dhe detyrimet e tjera ligjore.

mladipretpriemaci.mk mundet, në konsultim me përdoruesin, të modifikojë profilin ose të bëjë ndryshime në drejtim të korrigjimit të gabimeve drejtshkrimore, mund ta fshijë profilin nëse është i paplotë, përmban përmbajtje fyese, të papërshtatshme, imorale ose diskriminuese që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në RMV-së, si dhe nëse me shpalljen bëhet vetë-promovim i kompanisë.

 

Procesi i regjistrimit

Çdo ndërmarrje sociale ose krijuesi i një nisme mund të regjistrohet falas në platformë për ta përdorur atë. Regjistrimi i nënshtrohet miratimit nga administratorët tanë.

Për t’u regjistruar me sukses, d.m.th për të krijuar një profil, është e detyrueshme të futni të dhënat e mëposhtme:

–  Për personat juridikë: emri, numri i telefonit, email adresa 

– Për personat fizikë: emri dhe mbiemri, telefoni, email adresa

Përdorimi i emrave të përdoruesve fyes, vulgarë ose të turpshëm është i ndaluar. E njëjta gjë përbën bazën për refuzimin e regjistrimit dhe qasjes në platformë.

Fjalëkalimi për përdorimin e profilit zgjidhet nga vetë përdoruesi dhe duhet të përmbajë të paktën 8 karaktere, nga të cilat të paktën një shkronjë e madhe, një shkronjë e vogël, një karakter special dhe një numër. Fjalëkalimin tuaj nuk duhet të ndani me askënd.

Në rast të harrimit të fjalëkalimit, administratorët tanë do ta resetojnë atë pas përcaktimit të përdoruesit dhe ju do të mund të zgjidhni një fjalëkalim tjetër në përputhje me pikën 4 të kësaj dispozite.

KRNM rezervon të drejtën të refuzojë regjistrimin ose të anulojë një emër përdoruesi, nëse nuk plotësojnë kushtet ose nuk respektojnë rregullat e përdorimit të platformës.

Rregullat për pagesën e mjeteve financiare të grumbulluara

Pagesa e mjeteve të mbledhura përmes platformës mladipretpriemaci.mk bëhet në llogarinë bankare të personit juridik për të cilin është krijuar fushata. 

Krijuesit e iniciativave që janë individë ose një grup joformal (subjekte të paregjistruara) kanë një muaj kohë të regjistrojnë person juridik, periudhë që fillon të skadojë nga koha e përfundimit të fushatës së tyre të vendosur në faqen e internetit ose pas skadimit të 6 muajve të parë të fushatës (për fushatat më të gjata se 6 muaj). 

Krijuesit e iniciativave për të cilat ekziston një person juridik kanë një muaj kohë të dërgojnë të dhëna për lidhjen e kontratës, e cila fillon nga koha e përfundimit të fushatës së tyre të vendosur në faqen e internetit ose pas skadimit të 6 muajve të parë të fushatës (për fushatat më të gjata se 6 muaj). 

KRNM lidh marrëveshje me subjektet juridike për të cilat krijohen fushatat me qëllim të pagesës së mjeteve të mbledhura. 

Tarifa bankare zbritet nga shuma totale që do t ‘i transferohet subjektit.

Për fushata më të shkurtra se 6 muaj, mjetet e mbledhura transferohen në llogarinë e donatorit pas përfundimit të fushatës. 

Për fushatat më të gjata se 6 muaj, mjetet e mbledhura në periudhën 6 mujore transferohen në llogarinë e përfituesit të donacioneve pas çdo 6 mujori të fushatës.

Përdoruesi në mënyrë të pavarur zgjedh kohëzgjatjen e fushatës sipas kushteve të platformës. Fushata përfundon pas skadimit të kohëzgjatjes ose pas mbledhjes së mjeteve të parashikuara.

Mbrojtja e të dhënave personale

KRNM ka përgatitur dhe publikuar një politikë të privatësisë që është e disponueshme për ju kur krijoni profilin. Të dhënat e aktivitetit të profilit ruhen deri në momentin e mbylljes së profilit ose me kërkesën tuaj për të fshirë të dhënat. Të dhënat për fondet e dhuruara ruhen në përputhje me rregulloret ligjore të zbatueshme për donacionet dhe nuk do të shkatërrohen me kërkesën tuaj.

Përdoruesi është i detyruar të sigurojë respektimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë përpilimit dhe publikimit të nismave të tij.

Pas regjistrimit dhe aktivizimit të profilit të përdoruesit (përmes një lidhjeje të dërguar në e-mailin e shënuar të përdoruesit), përdoruesit – krijues të iniciativës, vullnetarisht vendosin të dhëna të caktuara identifikuese personale në formularët e dhënë.

Me përdorimin e platformës mladipretpriemaci.mk, përkatësisht me krijimin e profilit të përdoruesit, përdoruesit – krijuesit e iniciativës japin pëlqimin e tyre për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të tyre personale.

Përdoruesit – krijuesit e iniciativës, të dhënat personale të shënuara, si emri dhe mbiemri, e-mail, lidhje me rrjetet e tyre sociale, të dhënat për iniciativat i bëjnë të dukshme për donatorët potencial.

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, pëlqimi i dhënë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale jepet ekskluzivisht me qëllim të promovimit të ndërmarrjeve sociale dhe mbledhjes së fondeve të tyre, duke kryer aktivitete të tjera që lidhen rreptësisht me promovimin e platformës ose crowdfunding dhe ato nuk mund të përdoren për asnjë qëllim tjetër. Përdorimi i të dhënave personale për çfarëdo qëllimi tjetër (kopjimi, shpërndarja, etj.) pa pëlqimin e dhënë nga platforma mladipretpriemaci.mk ose krijuesit e iniciativave është rreptësisht i ndaluar dhe mladipretpriemaci.mk do t’i njoftojë të gjitha institucionet kompetente për të njëjtën gjë me qëllim të ndërmerren masat e duhura.

Përdoruesit – krijuesit e iniciativës mund të tërheqin në çdo kohë pëlqimin e tyre për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të tyre personale, pra të çaktivizojnë profilin e tyre të përdoruesit, pa asnjë shpjegim shtesë.

Përgjegjësia për saktësinë e të dhënave

Platforma mladipretpriemaci.mk nuk mban përgjegjësi dhe nuk garanton saktësinë e të dhënave personale në dispozicion, kontakteve, karakteristikave dhe të gjitha informacioneve të tjera të specifikuara nga krijuesit e iniciativave.

Platforma mladipretpriemaci.mk nuk mban përgjegjësi për shkaktimin e ndonjë dëmi as te krijuesit e iniciativës, as te donatorët që mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i të dhënave të gabuara nga krijuesi i iniciativës, donatori apo palët e treta. Duke përdorur vetë platformën, krijuesi i iniciativës dhe donatori heqin dorë nga çdo pretendim për kompensim për dëmin, kompensim material ose jo material.

Të drejtat e autorit

Pamja e platformës mladipretpriemaci.mk, përmbajtja, vizatimet, tabelat, pamja e profileve, programeve kompjuterike, tabelave, skicave etj., janë vepër autoriale dhe janë në pronësi të mladipretpriemaci.mk. Si të tilla, ato mbrohen me Ligjin për të drejta autoriale dhe të drejta të përafërta. KRNM nuk do të gëzojë të drejtën e autorit mbi përmbajtjen e nismave. E drejta e autorit u takon ekskluzivisht përdoruesve të platformës.

Ndryshimi i rregullave dhe kushteve të përdorimit

mladipretpriemaci.mk rezervon të drejtën të ndryshojë dhe plotësojë rregullat dhe kushtet e përdorimit, në çdo kohë, dhe çdo ndryshim hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në platformën tonë. Qasja dhe përdorimi i mëtejshëm i platformës pas ndryshimeve të publikuara do të thotë që përdoruesi i pranon ato.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. View more
Прифаќам/Accept