POLITIKA E PRIVATËSISË
Kërkojmë nga përdoruesit e platformës mladipretpriemaci.mk që të lexojnë me kujdes Politikën e Privatësisë, në mënyrë që të njihen me mënyrën se si përdoren të dhënat dhe informacionet, të cilat platforma i mbledh prej tyre. Me hyrjen dhe përdorimin në këtë platformë, ju si përdorues deklaroni dhe konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar plotësisht rregullat dhe kushtet e përdorimit të kësaj platforme dhe Politikën e Privatësisë dhe jepni pëlqim për mbledhjen, përdorimin dhe shfrytëzimin e të dhënave tuaja personale. Nëse nuk e pranoni Politikën tonë të Privatësisë dhe nuk pajtoheni me kushtet e përdorimit të platformës sonë, Ju lutemi mos hyni ose mos e përdorni atë.
MBLEDHJA E TË DHËNAVE PERSONALE NGA PËRDORUESI
Me hyrjen dhe anëtarësimin në këtë platformë, juve si përdorues do t’ju kërkohen të dhëna të caktuara personale. Në varësi të aktivitetit, disa nga të dhënat janë të detyrueshme dhe disa janë vullnetare. Nëse përdoruesi nuk jep asnjë të dhënë që është e detyrueshme, ai nuk do të mund ta përdorë këtë platformë.
Përdoruesi i platformës garanton saktësinë e të dhënave të shënuara, mladipretpriemaci.mk nuk mban asnjë përgjegjësi nëse të dhënat e shënuara janë të pasakta. Me pranimin e platformës, konsiderohet se përdoruesi pajtohet lirisht dhe në mënyrë eksplicite me përpunimin e të dhënave të tij personale. Kur përdoruesi viziton platformën, mladipretpriemaci.mk mund të mbledhë automatikisht të dhënat e tij personale, duke përdorur mjetet elektronike në dispozicion.
Mbledhja e të dhënave tuaja personale përmes platformës është në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregulloret e tjera të vlefshme në RMV. Qëllimi i mbledhjes së të dhënave personale është promovimi i iniciativave dhe bizneseve sociale dhe mbledhja e fondeve për ndërmarrjet sociale. Të dhënat tuaja personale do të ruhen për një periudhë kohore sipas nevojës për të përmbushur qëllimin për të cilin janë mbledhur dhe nuk do të përdoren për asnjë qëllim tjetër. Të dhënat dhe informacionet që identifikojnë përdoruesin mund t’u zbulohen vetëm autoriteteve shtetërore kompetente, bazuar në kërkesën ose vendimin e tyre të bazuar në ligj.
SIGURIA E TË DHËNAVE
Ju si Përdorues mund të hyni në të dhënat tuaja personale në platformën tonë duke shënuar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj, të cilët duhet të jenë të ndryshëm dhe do të jenë të njohur vetëm për ju. Rekomandojmë që fjalëkalimi të përbëhet nga një kombinim i të paktën tetë karaktereve alfanumerike, shkronja (të vogla dhe të mëdha), simbole, numra dhe shenja të pikësimit dhe të mos i tregohet askujt. Mos harroni të dilni nga llogaria juaj (ç’ lajmëroheni) kur të përfundoni me përdorimin e saj. Kjo është për t’u siguruar që të tjerët nuk mund të kenë qasje në të dhënat dhe informacionet tuaja personale nëse ndani kompjuterin me të tjerët ose përdorni kompjuter në një vend publik.
Sa herë që platforma mladipretpriemaci.mk shërbehet me të dhënat dhe informacionet tuaja personale, ajo ndërmerr të gjitha hapat e përshkruara në këtë politikë për të siguruar që të dhënat tuaja të trajtohen plotësisht në mënyrë të sigurt.
NDARJA E TË DHËNAVE DHE INFORMACIONEVE
mladipretpriemaci.mk ndan të dhënat dhe informacionet e përdoruesit me bashkëpunëtorët, për të arritur qëllimin për të cilin janë mbledhur.
MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
mladipretpriemaci.mk merr masa paraprake për mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve në përputhje me rregullat ligjore pozitive. Për të garantuar fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale për subjektet, zbatojmë masa përkatëse teknike dhe organizative për të garantuar mbrojtjen nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm i të dhënave personale, mbrojtjen nga humbja, ndryshimi, zbulimi i paautorizuar i të dhënave personale ose qasja e paautorizuar deri tek transmetuesit si mbrojtje kundër çdo forme të paautorizuar dhe të paligjshme të përpunimit në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Dokumentacioni i përgjithshëm për programet softuerike për përpunimin e të dhënave personale dhe të gjitha ndryshimet e tij regjistrohet dhe mbahet në përputhje me Rregulloren për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale. Për të garantuar sigurinë e të dhënave personale të përdoruesit, ato ruhen në një server në të cilin kanë qasje vetëm personat e autorizuar, ndërsa të dhëna dhe informacione të caktuara të ndjeshme janë të koduara. Megjithatë, duhet të theksohet se asnjë transmetim i të dhënave përmes Internetit ose ndonjë rrjeti pa tel nuk mund të jetë plotësisht i sigurt. Si rezultat, megjithëse janë marrë masa të arsyeshme për mbrojtjen e të dhënave personale, mbrojtja absolute e çdo informacioni të transmetuar në ose nga platforma jonë nuk mund të garantohet.
PËRDITËSIMI I TË DHËNAVE TË PËRDORUESVE
Përdoruesit mund të bëjnë ndryshime ose të përditësojnë të dhënat dhe informacionin e specifikuar në profilin e tyre në çdo kohë.
GJURMIMI I TË DHËNAVE – “Cookies”
Për shkak të përmirësimit dhe avancimit të funksionalitetit të platformës dhe përshtatjes së saj me nevojat e përdoruesve të saj, mladipretpriemaci.mk mund të përdorë “Cookies” ose teknologji të ngjashme për të gjurmuar informacionin për vizitorët.””Cookies” janë skedarë të vegjël tekstual që regjistrohen në kompjuterin tuaj me qëllim të gjurmimit të lëvizjes së shfletuesit tuaj të internetit nga platforma e internetit, por nuk janë të lidhur me të dhënat tuaja personale që na keni dhënë. Të dhënat personale nuk mund të mblidhen përmes cookies ose teknologjive të tjera gjurmuese, por ato janë të dobishme për mbledhjen e informacionit të tillë si lloji i shfletuesit dhe sistemi operativ, gjurmimi i lëvizjes dhe numrit të vizitorëve në platformë si dhe përdorimi i platformës nga vizitorët.
Platforma ka vetëm një lloj të caktuar “Cookies” që ruhen në kompjuterin e përdoruesit për aq kohë sa përdoruesi i ka vendosur ato në shfletuesin e internetit. Përdoruesit mund të zgjedhin të refuzojnë cookies. Nëse përdoruesit zgjedhin atë opsion, pjesë të caktuara të Platformës mund të mos funksionojnë siç është parashikuar.
Duke përdorur platformën tonë, me pranimin e “Cookies” dhe politikën e privatësisë, ju pranoni shprehimisht përdorimin e “Cookies” ose teknologjive të tjera të ngjashme të gjurmimit, siç përshkruhet në këtë politikë të privatësisë.
POLITIKAT E PRIVATËSISË TË PALËVE TË TRETA
Kjo politikë e privatësisë zbatohet për mbledhjen, mbrojtjen, ndarjen dhe përdorimin e të dhënave dhe informacioneve që ne mbledhim nga ju si përdorues përmes platformës mladipretpriemaci.mk.
Nëse përdorni lidhjet e jashtme në platformën tonë për të hyrë në faqet e internetit të palëve të treta, duhet të dini se ato faqe interneti nuk i nënshtrohen Politikës së Privatësisë së mladipretpriemaci.mk, kështu që ne nuk mbajmë përgjegjësi për funksionimin e tyre. Nëse vendosni të përdorni lidhjet e jashtme në platformën tonë, përpara se të hyni në ndonjë nga faqet e internetit, së pari studioni politikën e privatësisë së faqes së internetit të palës së tretë, mënyrën dhe kushtet e funksionimit të ueb faqes së tyre, sepse ato kanë politikat e tyre të privatësisë si dhe mbrojtjen dhe përdorimin e të dhënave.
POLITIKA E PRIVATËSISË PËR PERSONA TË MITUR
Duke pasur parasysh faktin se një nga qëllimet e platformës mladipretpriemaci.mk është mbledhja e mjeteve për financimin e ndërmarrjeve sociale, përdorues të platformës mund të jenë personat të cilët janë së paku 18 vjeç.
Për të hyrë në përdorimin e platformës, duhet të deklaroni se jeni të paktën 18 vjeç. Nëse kuptojmë se përdorues i platformës është një person që nuk ka mbushur moshën 18 vjeç, do të heqim menjëherë profilin dhe të dhënat që lidhen me të.
NDRYSHIMI I POLITIKËS SË PRIVATËSISË
Politika e Privatësisë mund të ndryshohet dhe plotësohet në çdo kohë duke publikuar tekstin e ndryshuar të Politikës së Privatësisë. Ndryshimet në Politikën e Privatësisë hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit të tyre. Çdo përdorues ka përgjegjësi të rishikojë periodikisht Politikën e Privatësisë dhe të lexojë çdo ndryshim. Qasja dhe përdorimi i vazhdueshëm i platformës sonë nga përdoruesi, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve, nënkupton që përdoruesi pranon ndryshimet, plotësimet dhe kushtet e specifikuara në ndryshimin e Politikës së Privatësisë.
KONTAKT
Nëse keni pyetje ose komente në lidhje me Politikën e Privatësisë ose në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale, ju lutemi na dërgoni pyetjet dhe komentet në mesazh elektronik në adresën për mbrojtjen e të dhënave personale, në këtë e-mail adresë: mladihub@gmail.com